Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet

6 Janar, 16:53

Nga 11 janari, çdo institucion qeveritar dhe bashkiak e ka të ndaluar të bëjë promovime, të presë shirita apo të japë bonuse për qytetarët pasi kjo konsiderohet shkelje e Kodit Zgjedhor. Këto 4 muaj, deri në zgjedhje, KQZ do të monitorojë edhe rrjetet sociale të politikanëve, nëse ata do të bëjnë veprime të ndaluara.