Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë

21 Maj 2021, 12:27

Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.