Zgjedhjet vendore, Gështenja në Report Tv: E gjithë opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët, s’mund të përsërisim 6 marsin

11 Nëntor 2022, 14:44

Dy palët brenda Partisë Demokratike janë mobilizuar për zgjedhjet vendore 2023. Nga njëra anë grupi i Sali Berishës që ka nisur procesin e primareve dhe nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeaj që ka nisur takimet në bazë dhe rikonstruksionin e degëve në të gjithë vendin.