Zgjidhet Qeveria e re e Malit të Zi me kryeministër Milojko Spajiç, votohet nga partitë pro ruse e serbe! Shqiptarët 3 ministri, Gjeloshaj zv.kryeministër

31 Tetor 2023, 12:40

Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e re me Kryeministër Millojko Spajiç, kryetar i ‘Lëvizjes Europa Tani’. Votimi vjen pasi aleanca pro-serbe dhe pro-ruse, që udhëhiqet nga Andrija Mandiç, u pajtua të mbështeste zgjedhjen e Spajiçit, në këmbim që Mandiç të zgjidhej kryetar i Parlamentit. 3 ministri i marrin shqiptarët, Nik Gjeloshaj zgjidhet edhe zv.kryeministër.