Zhupa interpelancë me Kumbaron: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedive të ndodhura gjatë sezonit turistik! Nuk ka asnjë plazh të sigurt

13 Tetor 2022, 10:53

Në interpelancën që ka kërkuar për ministren e Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin e situatës në plazhe duke thënë se nuk do të duhej të bënte këtë diskutim nëse Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen pas të gjitha ngjarjeve të ndodhura sezonin që kaloi.

Sipas Zhupës, në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret, mes të cilave përmend pastërtinë, ujin e testuar, shërbim mbikëqyrje shpëtimi apo pastrim të mbeturinave.