Zi në lagjen e Anrit, 18-vjeçarit që hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun por nuk doli më!

15 Korrik 2022, 19:03

Në lagjen e Anri Kashikut, të riut i cili humbi jetën për të shpëtuar vëllai dhe shokun e tij në bregdetin e Durrësit, ka kapluar zija. Anri Kapshiku, ka lënë një traumë të madhe në banorët e zonës së Durrësit të cilët u shprehën se po përjetojnë një dramë shumë të madhe.

Banorët e zonës rrëfyen për kamerat se viktima, sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe se ishte njeri i vetëm.

'Ne po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Ka qenë në shkollë maturant e mbaroi këtë vit. Ishin në plazh, djalit tim e njoftuan. Ne e pamë ambulancën po nuk e dinim të saktë për kë ishte. Jemi në lagje po të afërt nuk e kemi.'- një banore.

'Ka bërë një heroizëm shumë i madh, ka shpëtuar dy fëmijë ndërkohë që vetë ishte fëmijë i vetëm.' tha një fqinje.

  •