Zjarr i fuqishëm në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë, autoritetet greke po ndërhyhjnë me helikopterë

7 Gusht 2022, 13:10

Një vatër zjarri është aktivizuar në Piramida 17 të Kolonjës, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zjarri është i përmasave të mëdha pasi në atë zonë, ndodhet një pyll i përzier me bredha dhe lisa, ku flakët po favorizohen edhe nga era.