Zjarr i fuqishëm në Seman të Fierit, përfshihet nga flakët zona pyjore me pisha! Terreni i vështirë pengonte ndërhyrjen e zjarrfikësve

16 Shtator 2022, 07:43 | Përditesimi i fundit: 2022-09-16 12:26:43

FIER- Një zjarr është regjistruar gjatë natës edhe në zonën e Godullit të Semanit në Fier. Flakët depërtuan në një zonë pyjore të mbjellë me pisha. Në vendin e ngjarjes shkuan ndy zjarrfikëse nga Fieri por ndërhyrja e tyre u pengua nga terreni i vështirë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

  •