Zjarr i madh në Peqin, flakët përfshijnë pemë, ullinj dhe bimësi! Në operacion përfshihet edhe një helikopter

1 Tetor, 17:17 | Përditesimi: 1 Tetor, 17:17

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në fshatrat Galush dhe Gjevurë të Peqinit.

Flakët kanë përfshirë pemë, ullinj dhe sipërfaqe me bimësi, ndërsa në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse për vënien e situatës nën kontroll.

Për shkak të përmasave të zjarrit, në operacionin për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, i cili po mbështet ndërhyrjen nga ajri.

E.H/Shqiptarja.com