Zjarr i përmasave të mëdha në Mimias të Beratit, në rrezik disa banesa, flakët afër shtyllës së tensionit, shkrumbohen plantacionet me vreshta

29 Korrik 2022, 15:05

Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrën e fshatit Mimias në  periferi të Bashkisë së Berat. Zjarri ka filluar nëpër shkurret dhe ferrat dhe më pas, i favorizuar nga era ka vijuar në plantacionin e drurëve frutor. Zjarri ndodhet shumë pranë shtyllës të tensionit të lartë si dhe disa banesave.

Raportohet se forcat zjarrfikëse po përpiqen për ta vënë në izolim që flakët mos të depërtojnë në lagjen e banuar. Mësohet se zjarri deri në këto momente ka vijuar në plantacionin me vreshta, pavarsisht ndërhyrjeve.