Zjarr masiv në Piraj të Lezhës, flakët u afrohen banesave dhe Kishës së fshatit

1 Tetor, 16:05 | Përditesimi: 1 Tetor, 16:05

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Piraj të Lezhës.

Flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar banesave dhe Kishës së fshatit.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera janë në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse po vijojnë të monitorojnë situatën në terren edhe në vatrat e izoluara, për shkak të rrezikut të rindezjes së zjarrit në to.

E.H/Shqiptarja.com