Zjarr në fshati Gorraxi të Dropullit, zjarrfikësja s'ndërhyn për shkak të terrenit malor

30 Korrik 2022, 11:40

Një zjarr ka rënë në lartësinë e fshatit Goranxi bashkia Dropull. Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.

Në vendngjarje, po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara. Mendohet se nën flakë janë disa hektarë kullote dhe drurë pyjore.

  •