Zjarr në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, flakët përparojnë me shpejtësi rreth 100 m larg fabrikës së çimentos

23 Shtator 2021, 21:33 | Përditesimi: 23 Shtator 2021, 21:33

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në kodrat e fshatit Borizanë në afërsi të fabrikës së çimentos Titan.

Zjarri është rreth 100 metra larg rrethimit të fabrikës dhe vijon që të përparojë, duke djegur pisha, shkoze e shkurre të ndryshme.

KT/Shqiptarja.com