Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencën për dosjen e Skandalit të Onkologjikut dhe ia ka rikthyer Prokurorisë së Tiranës. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka veçuar hetimin vetëm për mjekun Edmond Gashi, ndërsa dosjen në ngarkim të 6 të pandehurve të tjerë ia kaloi Tiranës si organ kompetent me argumentin se nuk ka elemente të veprës penale të korrupsionit apo të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e kryeqytetit pas kryerjes së hetimeve, ka bërë kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim për 6 persona, konkretisht Brikena Qirjazi, Alketa Pere, Emiljano Lela, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florjan Marku.
Tashmë, do të jetë Gjykata Penale e Tiranës ajo që do vendosi mbi këtë kërkesë, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim. Ndërkohë, prokuroria e posaçme po heton disa persona të tjerë në kuadër të të njëjtës çështje, duke bashkuar katër procedime në një të vetme, pjesë e të cilit është edhe “Kobalti” .

















