Zjarr në fshatin Karbunarë të Lushnjës, digjen 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë

23 Korrik 2022, 16:36

Vazhdon prania e zjarreve në territorin e bashkisë Lushjnë , pasi janë djegur me dhjetëra e qindra hektarë në fushë të hapur një javë më parë dhe dhjetëra hektarë ullishte disa ditë më parë në kodrat e dushkut,sot zjarri ka djegur dhe ka rrënuar pasuri të tëra në zonën e Karbunarës. Pikërisht në kodrën jugore të Lushnjës që e lidh me Karbunarën ka qenë epiqendra e zjarrit i cili pasditen e sotme ka djegur të paktën 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë dhe shkurre. Zjarri ka përfshirë gjithë gropën në këmbët e kodrës së Vainit dhe me pas i ndihmuar nga era e forte ka përpirë ç'ka ka gjetur përpara.