Zjarr në fshatin Mekat të Vlorës, dyshohet i qëllimshëm

25 Korrik 2022, 12:35

Një hapësire toke është përfshirë  nga  flakët në  fshatin Mekat të njësisë administrative të Lllakatundit në qytetin e Vlorës.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm, i vendosur nga banorët e zonës për pastrimin e tokave buqësore. Zjarri është favorizuar nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi dhe duke dal jashtë kontrollit. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy mjete zjarrfikës dhe efektivët për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.