Zjarr në ish-godinën e tatimeve në Librazhd, shërbente për mbajtjen e dokumentacionit

10 Mars 2023, 08:44

Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.