Zjarr në katin e 4-t të një pallati në Korçë, shkak dyshohet rrjedhja e bombolës së gazit në një apartament (EMRI)

30 Janar 2023, 17:07

Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e 4 të një pallati në Korçë. Shkak është bërë rrjedhja e një bombole gazi. Për pasojë 40-vjeçari i identifikuar si K.Gj., ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.