Zjarr në Lezhë, rrezikohen disa banesa të fshatit Piranj

18 Korrik 2022, 19:58 | Përditesimi i fundit: 2022-07-18 22:45:56

Një zjarr i madh në fshatin Piraj të Lezhës ka përfshirë linjën hekurudhore. Deri tani janë shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 500 metrash. Në rrezik janë dhe disa banesa në këtë fshat pasi era ka favorizuar flakët duke i përhapur në disa drejtime.

Në terren ndodhen zjarrfikësit, të cilët të ndihmuar nga banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.