Lushnjë-Tre shtëpi në qytetin e Lushnjës janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen Loni Dhamo. Fillimisht zjarri ka rënë në një banesë private dhe më pas flakët janë përhapur edhe në dy banesat e tjera.
Pas marrjes së njoftimit forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë kanë nxjerrë banorët nga shtëpitë. Me mjete rrethanore ata kanë prishur muret anësore derën dhe çatinë nga ku u futën për të shuar zjarrin.