Zjarr në malin e Dukatit, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të thyer! Dyshohet se flakën ia kanë vënë barinjtë e zonës

19 Gusht 2022, 07:38

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Dukatit në Shëngjergj të Vlorës. Flakët kanë nisur që prej orës 04:30 të mëngjesit ndërsa zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të vështirë.