Zjarr në një apartament në katin e 9-të të një pallati në Fier, shpëton i moshuari

16 Janar, 08:17

Një zjarr ka rënë gjatë natës në një banesë në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apolonia në qytetin e Fierit. Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme me shikimin.