Zjarr në një lokal në Berat, shkrumbohet kuzhina

29 Gusht 2022, 11:04

BERAT- Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Berat. Lokali ndodhet pranë urës Goricës. Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.