Zjarr në një magazinë me rroba te ‘Qytet Studenti’ në Tiranë, rrezikohen 3 banesa, 30 zjarrfikës në vendngjarje! Dëme të shumta materiale

25 Shtator 2022, 19:13

Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në zonën e ‘Qytet Studentit’ në Tiranë. Si pasojë e zjarrit rrezikohen disa banesa ndërsa momentalisht ka dëme të shumta materiale.  6 zjarrfikëse me 30 forca ndodhen në vendngjarje dhe 4 të përqëndruara nga përpara janë vënë në gatishmëri për të fikur zjarrin. Magazina me rroba i përket Vladimir Odaj ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ndërkohë që është shkëputur energjia elektrike për të mos rrezikuar përhapjen e flakëve.