Zjarr në Odrie të Gjirokastrës, shkak djegia e një automjeti! Flakët u përhapën drejt shkurreve të thata, forcat zjarrfikëse në terren

28 Gusht, 16:08 | Përditesimi: 28 Gusht, 16:08

Zjarr në zonën e Odries në Bashkinë Gjirokastër. Shkak i zjarrit është bërë djegia e një automjeti në rrugën e fshatit Tërbuq.

Për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe i favorizuar nga era e fortë, zjarri ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.

Forcat zjarrfikëse shkuan drejt vendngjarjes, ku për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, është angazhuar i gjithë ekipi i Drejtorisë së Zjarrfikëses Gjirokastër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Forcat Zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me 

E.H/Shqiptarja.com