Zjarr në Plashnik të Beratit, digjet pylli me pisha

8 Gusht 2022, 19:07

Një zjarr ka përfshirë pyllin me shkurre dhe pisha në zonën e Shpiragut. Zjarri është shfaqur fillimisht në një sipërfaqe me shkurre ku më pas, ndikuar nga temperaturat e larta dhe era, flakët janë përhapur në pyllin me pisha. Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe në pyllin me pisha të Plashnik 2, pjesë e Njësisë Administrative Sinjë të Beratit.