Zjarr në Plashnik të Beratit, përfshihet nga flakët pylli me pisha

8 Gusht 2022, 20:14 | Përditesimi: 8 Gusht 2022, 20:14

Një zjarr ka përfshirë pyllin me shkurre dhe pisha në zonën e Shpiragut. Zjarri është shfaqur fillimisht në një sipërfaqe me shkurre ku më pas, ndikuar nga temperaturat e larta dhe era, flakët janë përhapur në pyllin me pisha. Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe në pyllin me pisha të Plashnik 2, pjesë e Njësisë Administrative Sinjë të Beratit.

LR/Shqiptarja.com