Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me pisha në Hidrovor të Vlorës, mes Nartës dhe Akernisë.
Mësohet se zjarri është shfaqur në këtë zonë që prej orëve të pasdites, por për shkak të erës zjarri është përhapur në një sipërfaqe më të gjerë. Forcat zjarrfikëse janë në terren që prej orëve të pasdites, por zjarri vijon të jetë aktiv.















