Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)

7 Shtator, 18:29 | Përditesimi: 7 Shtator, 18:29

Situata nga zjarret në vend paraqitet kritike në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë dhe në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Kritike situata është edhe në fshatin Rras të Lezhës, ku janë djegur varrezat. Ndërkohë që në të gjithë vendin numërohen të paktën 14 vatra aktive. Dy piromane u arrestuan.

E.H/Shqiptarja.com