Zjarret në Greqi, KE: Zjarri në pyllin e Evros është më i madhi në historinë e BE-së

26 Gusht 2023, 21:17

Zjarri në pyjet e Evros në Greqi, është vlerësuar nga Komisioni Evropian, si zjarri më i madh në historinë e Bashkimit Evropian. Mediat greke kanë shkruar se rreth 74 mijë hektarë tokë janë djegur në zonë dhe vetëm në parkun kombëtar Dadia janë djegur më shumë se 13 mijë hektarë.