Në këtë ditë të fundit të vitit, një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen "5 Shkurti" të qytetit të Ballshit, është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, teksa kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi panë që nga banesa po dilte tym.
Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit është bërë kaloriferi që pronarët e shtëpisë e kishin harruar ndezur.