Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, momenti kur helikopteri furnizohet me ujë për shuarjen e flakëve

28 Gusht, 17:34 | Përditesimi: 28 Gusht, 17:34

Një helikopter po mbështet nga ajri operacionin për shuarjen e flakëve në fshatin Vranisht të Vlorës.

Report Tv ka siguruar pamjet kur helikopteri furnizohet me ujë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në këtë zonë, të cilat kanë marrë përmasa kritike, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Ndërkohë në terren pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor, për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

E.H/Shqiptarja.com