Zjarri në Babicë të Vlorës, era përhap flakët drejt fshatit Alikokë

18 Gusht 2022, 16:55

Zjarri i raportuar ditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës , rreth orës 14:00, ndikuar dhe nga era është  përhapur dhe më shumë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Alikokë.

Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë, për shkak të erës.  Era po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre.

  •