Zjarri në Himarë, nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve

5 Shtator, 07:48 | Përditesimi: 5 Shtator, 07:49

Në Himarë ka nisur ndërhyrja me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e të gjithë vatrave të zjarrit. Deri më tani situata paraqitet më e qetë, ndërsa zjarri që kërcënoi banesat dhe bëri që të evakuohen banorë e turistë, u vendos nën kontroll vetëm rreth orë 02:00 të mëngjesit.

E.H/Shqiptarja.com