Zjarri në landfillin e Bushatit, nënkryebashkiaku i Vaut të Dejës: Nuk është i qëllimshëm, pamë kamerat e sigurisë

20 Prill, 12:36 | Përditesimi: 20 Prill, 12:36

Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Elvis Preçi, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës, u shpreh se nga mbikëqyrja e kamerave të sigurisë zjarri nuk është i qëllimshëm.

Edhe ditën e sotme forcat e zjarrfikëseve ndodhen në terren, ku po bëjnë të mundur izolimin e përhapjes së zjarrit, ndërsa flakët nuk janë vetëm në sipërfaqe, por edhe nëntokë.

I.M/Shqiptarja.com