Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, Report Tv zbardh ekspertizën, Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm, flakët i dëmtuan edhe kolonat! Të restaurohet

13 Tetor 2023, 22:17

Një muaj pas zjarrit që përfshiu pallatin 10-katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, Instituti i Ndërtimit ka dalë në përfundimin se zjarri ka shkaktuar dëmtime jo vetëm në fasadë, por edhe në kolona, duke e bërë atë të pabanueshëm. Pas zjarrit, sipas ekspertëve, pallati rrezikon të shembet dhe duhet të restaurohet.