Zjarri në pallatin në Tiranë, inxhinieri Beqaj: S’ishte incident, por është përdorur material i djegshëm! Papaj: Nëse do ishte përdorur lesh guri s’do kishte asnjë problem

18 Shtator 2023, 16:13 | Përditesimi i fundit: 2023-10-03 09:18:40

Zjarri i këtyre ditëve që përfshiu në tre orë një pallat 10-katësh, duke treguar të gjitha vështirësitë e ndërhyrjes së zjarrfikësve ngre dyshime mbi standartet e kullave që po ndërtohen në kryeqytet. Për ekspertët kushtet që duhet të plotësojnë pallatet dhe ndërtesat shumëkatëshe janë primare për sigurinë dhe efikasitetin në raste rreziku nga zjarri , por zbatueshmëria e tyre lë për të dëshiruar.