Zjarri përfshin zyrën e mjekut roje në spitalin e Shkodrës, shkak dyshohet ngrohësja që ishte në dhomë! Momenti kur zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

13 Janar, 18:58 | Përditesimi i fundit: 2024-01-13 19:17:34

Një zjarr ka rënë në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme. Raportohet se flakët kanë përfshirë dhomën mjekut roje në repartin e këtij spitali. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt që mund të ketë pësuar ngrohësja që ndodhej në zyrën e cila u përfshi nga flakët.