Zona ‘nën pushtetin’ e ujit, familja në Torovicë nuk e përcjellin dot familjarin për në banesën e fundit! Ndërhyn ushtria

22 Nëntor 2022, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2022-11-22 15:43:57

Teksa zona e Torovicës është nën pushtetin e ujit për shkak të nivelit të lartë të ujit që kalon 1 metër, një familje që ka hapur dyert e mortit nuk gjen dot zgjidhje për familjarin që është ndarë nga jeta.

Ata kanë kërkuar ndihmë nga forcat e ushtrisë që të ndërhyhet me mjete lundruese për ta përcjellë për në banesën e fundit. Rreth orës 12:00 është bërë e mundur marrja e trupit të pajetë me mjetin e ushtrisë.

Në fushën e Torovicës janë të permbytura rreth 500 hektarë tokë bujqësore si dhe janë të rrethuara nga uji shumë banesa, duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.