Sali Berisha komentoi edhe replikat në distancë me video-postime mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe atij të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ditët e fundit, në prag të fushatës.
I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj për disa çështje politike dhe mes tyre atë që e quajti “dashuri latente të bërë tashmë publike Rama-Basha”. Berisha uroi që “Zoti t’ua shtojë dashurinë” kësja dyshe politike dhe që nga e fshehtë tani doli hapur.
“Atë që kishin fsheh e nxorën hapur, se dashuritë janë me faza, E kanë fazën latente, e kanë publike. Tani e nxorën hapur, kaq mund të them. Ska gjë, e kishin këta po jo në publik. Zoti jua shtoftë!”, u shpreh ai në fund të fjalës së tij.