Zvarritet sërish afera Partizani/ Seanca shtyhet pas zgjedhjeve, mbahet më 19 maj! Davidhi i rrëzon kërkesën për revokimin e vendimeve të Gjokës, avokati kërkon përjashtimin

5 Maj 2025, 14:29 | Përditesimi: 5 Maj 2025, 18:15

Berisha ia del të shtyjë seancën paraprake të aferës Partizani pas zgjedhjeve të 11 majit. Davidhi duhej të jepte sot vendimin për kalimin e tij dhe dhëndrit për gjykim, por avokatët kërkuan përjashtimin e saj. Davidhi nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për revokimin e vendimit për pavlefshmëri të provave të marra nga Irena Gjoka. Ata kanë dorëzuar edhe një dokument ku pretendojnë se Gjoka, gjyqtarja e hetimit paraprak, rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh, por s’e ka deklaruar.

    E.H/Shqiptarja.com