Zvarritja në GJKKO për arrestin e Berishës, Galdini: Po kthehet nga burrë shteti në 'burrë shtëpie’! Elezi: Kapet pas procedurave, duket që ka probleme

27 Dhjetor 2023, 22:44

I ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini tha se me këto zvarritje, Berisha po kthehet nga burrë shteti në ‘burrë shtëpie’. Galdini tha se Berisha po rrëzonte imazhin që kishte ndërtuar më herët si person që nuk trembej para asgjëje.