‘Zvërneci’/ Ministrja Ismailaj për Report Tv: Ku ishin ambientalistët në 2012 kur peshku gjuhej me dinamit dhe s’kishte asnjë flamingo? Duhet të jesh antishqiptar të kundërshtosh këtë investim

4 Qershor, 23:03 | Përditesimi: 4 Qershor, 23:03

Ministrja Erjona Ismailaj, e cila është një vajzë nga Vlora, ka deklaruar se as nuk mund të mendohet që investimi në Zvërnec do të sillte shkatërrim të florës e faunës. Sipas ministres, mijëra vende pune do të hapen dhe do të krijohen mundësi të shumta për të rinjtë, nga investimi që pritet të realizohet në Zvërnec të Vlorës.

    E.H/Shqiptarja.com