Zvicër/ Akullnaja shembet dhe 'fshin' nga harta komplet fshatin (VIDEO)

29 Maj 2025, 21:43 | Përditesimi: 29 Maj 2025, 21:43

Shëmbja e një akullnaje ka përmbytur plotësisht një fshat të vogël në Kantonin e Valës, në Zvicër, fshat ku fatmirësisht 300 banorët ishin evakuuar paraprakisht. Ngjarja ka ndodhur në Blatten, i cili është zhdukur nga harta dhe nga panorama alpine, pasi nga akullnaja Birch, që ngrihej mbi vendbanimin, janë shkëputur rreth 3 milionë metra kub material.

A.A/Shqiptarja.com