ZYRTARE/ Ish-kreu i Anti-Terrorit, Gledis Nano emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend të Ardi Veliut! Priten ndryshime në disa drejtori

6 Tetor 2021, 13:50 | Përditesimi: 6 Tetor 2021, 15:25

TIRANË- Gledis Nano është drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vjen në këtë post pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Emërimi i tij erdhi si propozim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, pasi Edi Rama ndodhet në Slloveni.

r.k./Shqiptarja.com