-
Trump mbërrin në Pekin, Kina i rezervon pritje madhështore presidentit amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Pekin, ku është pritur me ceremoni madhështore nga autoritetet kineze. Air Force One u ul në kryeqytetin kinez mes masave të forta ceremoniale dhe një organizimi të pazakontë nga Pekini zyrtar.
-
Si top kristali! NASA publikon videon e astronautëve të Artemis II duke luajtur me një pikë uji
Një video tregon ekipin e Artemis II duke eksperimentuar me një pikë uji brenda kapsulës Orion. Uji shihet duke formuar një sferë të përkryer ndërsa pluskon nëpër kabinë.
-
‘Dëgjoni ose ikni’, presidenti Macron vë rregull në samitin e zhurmshëm në Kenia
Presidenti francez Emmanuel Macron i ndërpreu fjalën një folësi në samitin Africa Forward në Nairobi, Kenia për t’i kërkuar publikut të mbante qetësi.
-
Komisionerja Kos: BE do të ofrojë 200 mln euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi, diskutime e për samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, tha se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi në zbatim të Planit të Rritjes. Ndër të tjera, Kos tha se sot në takimin, do të diskutohet dhe për Samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Podgoricë.
-
Operacioni special në skajet e globit, ekipi britanik shkon në ishullin e izoluar për të ndihmuar pacientin me simptoma hantavirusi
Gjashtë parashutistë, një këshilltar i RAF dhe një infermiere ushtarake kryen një mision special drejt ishullit Tristan da Cunha, në Oqeanin Atlantik Jugor, dhe u hodhën me parashutë për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm qytetarit britanik që banonte në ishull.
-
Hantavirusi/ Anija Hondius mbërrin në portin spanjoll, personeli mjekësor në bord, zbarkojnë pasagjerët e parë
Po shkon drejt përfundimit odiseja e anijes turistike Mh Hondius, në të cilën është përhapur një vatër hantavirusi, që ka shkaktuar tre viktima (një trup i pajetë ndodhet ende në bord) mes 151 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, me gjithsej 23 kombësi të ndryshme.
-
Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-ve për planin e paqes: Jemi të fokusuar te fundi i luftës
Teherani zyrtar njoftoi për një urdhër të ri të liderit suprem Khamenei që armiku të goditet me forcë. Gjithashtu, një zyrtar i parlamentit iranian deklaroi se çdo sulm armiqësor kundër anijeve do marrë kundërpërgjigje
-
SHBA/ Zjarr dhe shtëllunga tymi toksik, përfshihet nga flakët impianti i riciklimit të plastikës në Tennessee
Flakët u përhapën me shpejtësi në ambientet e objektit, duke shkatërruar plotësisht tre ndërtesa, sipas autoriteteve lokale.
-
Hungari/ Fundi i epokës Orban, Magyar betohet si kryeministër
Epoka 'Orban' në Hungari duket se ka marrë fund. Sot Péter Magyar, është betuar si kryeministër i Hungarisë, duke i dhënë fund sundimit 16 vjeçar shumë të diskutuar të Orban.
-
Lufta/ Propozimi i SHBA për arritjen e armëpushimit, Trump: Sot pres përgjigje nga Irani! Amerika sulmon 2 anije iraniane në Hormuz
Donald Trump pret një përgjigje brenda kësaj të shtune nga Irani mbi propozimin e dërguar për memorandumin e paqes. Në rast se Irani nuk jep një përgjigje, SHBA do të rinisë operacionin detar për të garantuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit. Irani, i cili ka marrë kohë për të shqyrtuar planin amerikan, deklaron se sjellja e SHBA-së dhe provokimet e fundit të së premtes ngrenë dyshime mbi qëllimet reale të Uashingtonit në negociatat për paqe.
-
Arrihet armëpushimi 3 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës! Festime në Moskë për Ditën e Fitores, paradë pa delegacione dhe armë
Donald Trump njoftoi një armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës pas përplasjeve dhe shkeljeve të armëpushimeve të mëparshme. Rusia është në gatishmëri të lartë për paradën, e cila këtë herë nuk ka paraqitjen e mjeteve ushtarake.
-
‘UFO-t’/ Departamenti i Luftës në SHBA publikon dokumentat e deklasifikuara, objekte të çuditshme fluturuese të filmuara në Greqi dhe shtete të tjera
Duket se misteri mbi objektet e çuditshme fluturuese të filmuara në disa vende të botës, për të cilat janë ngritur spekulime se janë 'UFO', duket se do të marrë fund, pasi Departamenti amerikan i Luftës ka publikuar me dhjetëra dokumente të deklasifikuara, që pëmbajnë informacione të shumta.
-
Sekretari amerikan i Shtetit takon Melonin në Romë, në fokus Irani, Ukraina dhe raportet SHBA-BE
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ndodhet në Romë ku aktualisht po mban një takim kokë më kokë me kryeministren Giorgia Meloni
-
Papa Leone XIV i dhuron Rubios një stilolaps prej druri ulliri: Bima e paqes!
Gjatë vizitës së Marco Rubio në Vatikan, u shkëmbyen dhurata midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe Papa Leo XIV.
Rubio i dhuroi Papës një objekt të vogël prej kristali në formën e një topi futbolli dhe iu referua pasionit të njohur të Leo XIV për Chicago White Sox: "Je tifoz i bejsbollit, por kjo mban vulën e Departamentit të Shtetit", tha Rubio. "Çfarë i sjell dikujt që ka gjithçka?" e pyeti Sekretari i Shtetit i SHBA-së Leonen.
Nga ana e tij, Papa i dhuroi Rubios një stilolaps të bërë nga druri i ullirit: "Pema e ullirit është padyshim bima e paqes", tha Leone. Ai gjithashtu i dhuroi diplomatit amerikan një libër me ilustrime mbi veprat e artit të Vatikanit.
-
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 26 viktima dhe 61 të plagosur
Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe 61 të plagosur.
-
SHBA/ Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë! Brenda ishte dhe presidenti Trump
Shtëpia e Bardhë u vendos për rreth 20 minuta në gjendje lockdown, pasi u dëgjuan të shtëna armësh disa blloqe më larg rezidencës presidenciale. Në momentin e incidentit, në ndërtesë ndodhej edhe presidenti Donald Trump.
-
Sekretari amerikan i Thesarit: Irani drejt mbylljes së puseve të naftës ! Garda Revolucionare: Trump mes një lufte të pamundur dhe një marrëveshjeje të keqe
Irani mund të detyrohet të mbyllë puset e naftës për shkak të rënies së të ardhurave, paralajmëron Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ndërsa Garda Revolucionare i dërgoi mesazh Donald Trumpit se duhet të zgjedhë mes një lufte që “nuk mund ta fitojë” dhe një marrëveshjeje të keqe.
-
Flotilja humanitare për Gazën përfundon në duart e Izraelit, 175 aktivistë ndalohen në Kretë! Denoncimi: Dy prej tyre prej 40 orësh nën torturë
Flotilja Sumud nuk ka arritur të kryejë misionin e saj humanitar drejt Gazës. 21 nga 58 anijet e saj janë kapur nga forcat izraelite pranë ishullit të Kretës, duke ndaluar 175 aktivistë. Sipas organizatorëve, aktivistët u dhunuan dhe u lanë pa ushqim dhe ujë.
-
Konflikti me Merz, Pentagoni tërheq 5 mijë trupa nga Gjermania! Berlini: Vendim i parashikueshëm! Teherani: Mund të rinisim luftën me SHBA
Një pjesë e trupave që do të largohen nga Evropa do të kthehen në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të dislokohen diku tjetër. Donald Trump, ka siguruar se “do të marrë kontrollin” e Kubës “pothuajse menjëherë”, duke shtuar se më parë do të përfundojë operacionin në Iran.
-
Pas trajtimit të tumorit në prostatë, Netanyahu nis palestrën dhe u përgjigjet kritikëve: Jam në formë shumë të mirë
Videoja vjen pas deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett, i cili kishte ngritur pikëpyetje për formën fizike të Netanyahut, i cili është diagnostikuar me tumor në prostatë
-
Sulmi në darkën e gazetarëve, dalin pamjet e reja kur autori i armatosur kalon për 4 sekonda agjentët e sigurisë dhe plagos njërin prej tyre
Sipas pamjeve, Cole Tomas Allen duket teksa vëzhgon ambientin e hotelit një natë para darkës së së shtunës.
-
Konflikti/ Mosbesim i thellë mes SHBA dhe Iranit, marrëveshja përfundimtare ende ‘në ajër’! Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan
Paqartësi të shumta rreth bisedimeve të mbetura pezull mes SHBA-ve dhe Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se Teherani kishte dërguar një tjetër propozim pak pasi ai kishte anuluar misionin e të dërguarve të tij në Pakistan, por nuk ofroi detaje. Ministri I jashtëm Iranian Abbas Araghchi pritet të rikthehet gjatë ditës në Islamabad. Lëkundet sërish armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit
-
Sulmi me armë, liderët e botës i dërgojnë mesazhe presidentit Trump
Udhëheqës nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj një të shtënë me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
-
Sulmoi me armë në darkën e gazetarëve ku ndodhej edhe Trump, kush është Cole Tomas Allen! Publikohet momenti i arrestimit
Personi i dyshuar si autori i sulmit me armë zjarri në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë disa orë më parë është identifikuar si Cole Tomas Allen, sipas mediave amerikane.
-
Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar Cole Tomas Allen
Presidenti Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto të autorit të dyshuar pas të shtënave dhe pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë fillimin e tyre.
Ai u shpreh se i shpërndau ato në interes të transparencës. Trump tha se i dyshuari, i cili është marrë arrestuar, ishte “një person shumë i sëmurë”.
-
Të shtëna në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, i pranishëm edhe Trump! Presidenti shëndoshë e mirë, arrestohet autori 31-vjeçar
Donald Trump është nxjerrë me urgjencë nga darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Presidenti amerikan është shëndoshë e mirë. Ai dhe Melania Trump u larguan menjëherë, bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth,
Një burrë i armatosur me një armë gjahu qëlloi ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret, i tha një zyrtar i FBI-së agjencisë Reuters.
Një i dyshuar është arrestuar. Ai është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia. Allen ka deklaruar se donte të shënjestronte zyrtarët e administratës Trump.
-
Lufta në Iran/ Negociatat sërish në ngërç, Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan: Ne i kemi të gjitha kartat në dorë
Donald Trump ka anuluar udhëtimin e Witkoff dhe Kushner drejt Pakistanit. Presidenti amerikan tha se ky vendim erdhi për shkak të qëndrimit të Iranit. Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë arsye për konfliktin e pazgjidhshëm mes SHBA-së dhe Iranit.
-
‘Tirana e vogël’, media britanike shkruan për bandat shqiptare në Londër: Videoja në TikTok duke grabitur ‘shtëpinë e barit’ me maska të zeza e këngë ‘gangsterësh’
Metro ka botuar një artikull për videon e postuar në TikTok të një bande shqiptare duke bastisur një shtëpi bari. Një tjetër video tregon sesi banda fshihet dhe vëzhgon një shtëpi kultivimi. Artikulli ndahet te një tjetër bandë në lindje të Londrës, Hellbanianz.
-
Iran: Forcat amerikane hipën në një cisternë të dyshimtë nafte: ushtarët zbresin nga helikopterët
Pentagoni thotë se forcat amerikane hipën në një anije cisternë të sanksionuar gjatë natës në rajonin Indo-Paqësor në përpjekje për të "ndërprerë rrjetet e paligjshme" që mbështesin Iranin.
-
Bisedimet për anëtarësimin në BE, Marta Kos për Shqipërinë: Kam besim se do të shohim përparim vendimtar nga vendet anëtare për IBAR-in!
Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos njoftoi se së shpejti do të udhëtojë drejt Kosovës duke theksuar se pritet që të vijojnë reformat për të përfituar fondet evropiane. Serbia po krijon shqetësime në Komisionin Evropian për presionin ndaj gjyqësorit, kufizimet mbi lirinë e medias dhe goditjen ndaj protestave.
-
Momenti kur Marina amerikane qëllon me top anijen tregtare iraniane, tentoi të thyente bllokadën detare
-
Eskortat nga Amerika Latine, Kolumbia dhe Shqipëria krijojnë ekipe të përbashkëta kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Shqipëria dhe Kolumbia zyrtarizojnë bashkëpunimin e ekipeve të përbashkëta hetimore të trafikimit të vajzave për shfrytëzim prostitucioni, që synon shkatërrimin e grupeve që sjellin të rejat në vend. Këtë fundjave në Shkodër u arrestuan 3 kolumbiane, të cilat janë kthyer në fenomen në vend. Në tetor 2025 një grup kriminal trafiku kryesuar nga kolumbianë u shkatërrua pas hetimit të autoriteteve shqiptare.
-
Lufta/ Trump: Nesër do të zhvillojmë bisedime me Iranin në Islamabad, pranoni marrëveshjen, ose do ju shkatërrojmë termocentralet dhe urat!
Trump teksa ka njoftuar zhvillimin e bisedimeve me Iranin ditën e nesërme në Pakistan, ka paralajmëruar Teheranin që të pranojnë një marrëveshje përfundimtare, pasi në të kundërt, sipas Presidentit amerikane, SHBA-të do të shkatërrojnë çdo termocentral dhe urë të Iranit.
-
Kos i qëndron ‘2030-ës’ për anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Integrimi pa të drejtë vote? Komisionerja kundër letrës Rama-Vuçiç
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos i qëndron afatit optimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030, por ajo thotë se nuk mbështet planin e propozuar nga Rama-Vuçiç për integrim pa të drejtë vote. Kos thotë se një vend ose do të jetë anëtar me të drejta të plota në BE, ose nuk do të jetë fare.
-
Roboti në Pekin fiton garën e vrapit dhe thyen rekordin e njeriut
Roboti fitues, i zhvilluar nga kompania kineze Honor, përfundoi garën 21 kilometra në vetëm 50 minuta e 26 sekonda, sipas një njoftimi nga zona teknologjike e Pekinit ku u zhvillua eventi.
-
Kamioni me 1 milion bletë përmbyset në SHBA, bllokohet autostrada në Tenesi
Një kamion që transportonte rreth një milion bletë doli nga rruga dhe u përmbys në një autostradë në Tenesi të SHBA-së