-
VIDEO
Debate në komision për Asamblenë e PS, Zhupa: Reflektoni para se të përjashtoheni! Socialistet: Ju s’dini ku keni kryetarin, i keni lënë demokratët jetimë
Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se mbledhja e Asamblesë së PS-së të shtunën, ishte si pleniumet dikur. Ajo ftoi deputetët socialistë t’i bashkohen protestës, për t’i paraprirë përjashtimeve të mundshme nga partia.
-
VIDEO
Rama e shkarkoi nga drejtimi i PS Tiranë, Veliaj mesazh ‘të koduar’ përmes Maratonës: Mos u dorëzo, kujtohu pse u nise (VIDEO)
Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt është thelluar pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri i hoqi kryebashkiakut drejtimin politik të Tiranës, ndërsa Veliaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj tij. Nga qelia, Veliaj i dërgoi një tjetër mesazh Ramës, duke deklaruar se nuk do të dorëzohet në betejën e tij.
-
VIDEO
PD kërkon ndihmën e grave të PPE për të rrëzuar Ramën: Me të kryeministër, s’do të kemi kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, kërkoi në Bruksel mbështetjen e Partisë Popullore Europiane për krijimin e një qeverie kujdestare në Shqipëri, e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Deputetja akuzoi qeverinë Rama për kapjen e shtetit, lidhje me krimin e organizuar dhe përdorimin e burimeve publike në funksion të zgjedhjeve.
-
VIDEO
'Propagandë në vend të investimeve', Partia e Lirisë akuza qeverisë: Fermerët po vuajnë mungesën e mbështetjes
Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, akuzon qeverinë Rama për braktisjen e fermerëve dhe keqadministrimin e fondeve europiane, duke theksuar se miliona euro që duhej të shkonin për zhvillimin e bujqësisë nuk janë vënë në dispozicion të tyre.
-
VIDEO
Rama e shkarkoi nga kreu i PS Tiranë, Veliaj mesazh ‘të koduar’ përmes Maratonës: Mos u dorëzo
Duke ndarë një video nga momenti kur tymueset shumëngjyrëshe sinjalizojnë nisjen e Maratonës së Tiranës, kryebashkiaku jep një mesazh inkurajues për të mos u dorëzuar. Ai shkruan se rruga është sfiduese dhe mbërritja në finish e rëndësishme, por njëkohësisht nuk duhet të heqësh dorë.
-
VIDEO
U përfol për pazar me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, Braçe pas Asamblesë: A keni turp? Tani hani paratë e pisave, ju paguan edhe një pjesë brenda PS-së
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të publikuara sipas tij prej pesë ditësh në portale dhe media online, sipas të cilave ai është përfshirë në një pazar politik me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe për t'u tërhequr nga pretendimi për të kandiduar në Bashkinë e Tiranës.
-
VIDEO
Asambleja/ I shpalli luftë, Rama shkarkon Veliaj nga kreu i PS në Tiranë: Kërcënimet i ka sajuar! Bashkëdrejtimin e merr Demo e Koçiu! Spiropali përjashtohet nga çdo funksion në parti, pritet edhe nga grupi (DEBATET)
Kryeministri Rama shkarkoi Erjon Veliajn nga drejtimi i PS-së së Tiranës, dhe për herë të parë tha publikisht se pretendimet e kryebashkiakut se e ka kërcënuar, janë të sajuara. Në Tiranë partia do të ketë dy bashkë drejtues, ministrin e Brendshëm Ervin Demo, dhe numrin dy të qeverisë Albana Koçiu, që mund të shihen dhe si kandidatë potencialë për zgjedhjet e 9 majit. Elisa Spiropali mbetet një anëtare e thjeshtë e partisë.
-
VIDEO
Demo drejtues politik i PS për Tiranën, Berisha: Rama e caktoi se është kriminel i aftë për çdo krim
Lajmin se Ervin Demo do të jetë drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Sali Berisha e komentoi si caktimin e një njeriu që “është i aftë të kryejë çdo krim”.
-
VIDEO
Berisha heq dorë nga protestat, komenton asamblenë e PS: Fuqizimi i Demos në Tiranë, provokon konflikt! Front kundër Ramës, nuk përjashtoj as Veliajn
Fuqizimi i ministrit të Brendshëm Ervin Demo në Tiranë do të provokojë konflikt, në klimën e protestave që vijojnë në Tiranë, tha Sali Berisha nga selia e PD. Duke komentuar zhvillimet e Asamblesë së Socialistëve, ai i kërkoi të pakënaqurve brenda së majtës t’i bashkohen frontit kundër Ramës, ku nuk përjashton as kontributin e Erion Veliajt.
-
VIDEO
Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS
Asambleja e PS është mbyllur pa një vendim për kërkesën e kryesocialisit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e Elisa Spiropalit. Mësohet se kërkesa nuk është hedhur fare në votim, ndërsa sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi konfirmoi pas mbledhjes se Spiropali është ende anëtare e PS.
-
VIDEO
Shkarkimi i Veliajt/ Klosi: Drejtimin politik të qarkut të Tiranës e mban Manastirliu, vijnë Demo e Koçiu
Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi tha se Ogerta Manastirliu nuk do të largohet nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës. Ndërkohë si bashkëdrejtues politik, për territorin e Bashkisë së Tiranës, vijnë Ervin Demo e Albana Koçiu.
-
VIDEO
Paketa fiskale, Rama në Asamblenë e PS: Rezultat i arritjeve, jo ideologjisë! Merrnim dhe Gonxhen si shoferin më të sigurt, s’na dilnin llogaritë
Ndërsa fliste për paketën fiskale në Asamblenë e PS, Edi Rama tha se është rezultat i arritjeve dhe rritjes ekonomike, jo narrativave se erdhi për shkak të kthimit në ideologjinë e së majtës. Kryesocialisti tha se dëshira ka qenë gjithmonë dhe është shprehur, por mungonin mundësitë.