-
VIDEO
Reforma zgjedhore, ndërkombëtarët kthejnë në tryezë PS e PD! Kërkojnë ndihmën e ekspertëve të ODIHR
Pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord të rinisin punën për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e radhës, PS dhe PD miratuan të tria pikat e rendit të ditës, ndërsa dakordësuan përfshirjen e ekspertëve të ODIHR-it në proces. Komisioni ka afat deri më 30 nëntor për të përmbyllur punën.
-
VIDEO
Lufta Rama-Veliaj do prekë vendoret? Bido në Report TV: Telenovelë kafenesh! Demo dhe Koçiu do të ringrejnë strukturat e PS në Tiranë
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Bido pranoi se arrestimi i Veliajt ka krijuar amulli në strukturat e PS-së në kryeqytet por shprehu besim në aftësitë e Ervin Demos dhe Albana Koçiut në rigjallërimin e PS-së së Tiranës.
-
VIDEO
Rama takon sipërmarrësit japonezë në Kryeministri, fton Japoninë të investojë në hekurudhën Durrës–Prishtinë: Projekti me rëndësi strategjike edhe për NATO-n
Rama bëri të ditur se Shqipëria dhe Kosova do ta mirëprisnin angazhimin e Japonisë në këtë projekt, i cili parashikon lidhjen e Durrësit me Prishtinën, për të vijuar më pas drejt Nishit dhe Europës Qendrore.
-
VIDEO
Rama: Diella do të kontrollojë çdo hallkë të tenderëve, bizneset s’do të mbledhin më dokumente...
Nga dokumentet që dorëzojnë bizneset për të marrë pjesë në tender, te fondi limit dhe vlerësimi i ofertave, Diella do të përfshihet në të gjitha hallkat e prokurimit publik. Kryeministri Edi Rama prezantoi modelin e ri të prokurimit publik, sipas të cilit ministritë nuk do t’i zhvillojnë më vetë tenderët duke nisur nga 2027-a, por do t’i planifikojnë dhe realizojnë përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.
“Për herë të parë, në fazën e diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, përfshihet edhe sistemi i ri i prokurimit përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, i cili do të shërbejë si mekanizëm në dispozicion të dikastereve qendrore për të planifikuar dhe realizuar në kohë prokurimet publike. Ky është një transformim në funksionimin tërësor të pushtetit ekzekutiv sa i përket eficiencës së prokurimeve. Vëmë në dispozicion të këtij qëllimi një strukturë të specializuar, e cila po integrohet në sistemin europian të prokurimeve dhe po merr ekspertizë të nivelit të lartë nga institucione të ngjashme.
Synimi është që të jetë një model ekselence dhe inovacioni për të gjithë këtë pjesë të botës ku ne jetojmë. Do të kombinojmë arkitekturën ligjore europiane me centralizimin strategjik të sistemit të prokurimit përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe me përdorimin e inteligjencës artificiale në analizën e riskut dhe në hartimin e të gjithë dokumentacionit", u shpreh Kryeministri.
-
VIDEO
Diella nuk do të 'punojë' më vetëm, Rama: Së shpejti do të shfaqet Gjoni, do të merret me një sërë çështjesh të Prokurimeve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sotmodelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim të thellë të sistemit të prokurimit publik.
-
VIDEO
Buxheti 2027/ Berisha: Jemi kundër, është përgatitur në fshehtësi dhe në kundërshtim me ligjin! Paketa fiskale ndëshkon biznesin e ndershëm
Duke paralajmëruar votën kundër të PD-së në Kuvend për pr.buxhetin 2027, kryedemokrati Sali Berisha tha se ai është në dëm të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Për Berishën, përfitues nga buxheti dhe paketa fiskale 2027 do të jenë vetëm një grusht njerëzish, të lidhur me Qeverinë.
-
VIDEO
Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Ols Dado i përmend Asamblenë e PS: Ai i kërkoi leje SPAK-ut për të marrë pjesë në evente, në gjyq thotë se nuk vjen dot
Pasi Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të tij në GJKKO, për shkak të pamundësisë shëndetësore për të marrë pjesë në sallën e gjyqit, trupi gjykues deklaroi se pretendimi i kryebashkiakut për pamundësi që të vijë në seancë nuk provohet nga mbrojtja e tij.
-
VIDEO
SPAK dërgoi për gjykim dosjen Balluku, Bardhi: Hetimet, gjysmake! Akuza Brahos: Ecën me opinionin e Ballës, refuzoi të dërgonte kërkesë të re në Kuvend për arrestimin e saj
Për kreun e Grupit të PD, Gazment Bardhi, hetimet për dosjen 'Balluku' ishin gjysmake dhe sipas tij, SPAK po ndërmerr veprimet për këtë çështje i ndikuar nga kryeministri Rama dhe nga eksponentë të tjerë të PS.
-
VIDEO
Koçiu ose Demo kandidatë për bashkinë e Tiranës? Malaj s’e mohon, gazetari: Emra që tregojnë ndikimin e protestave te Rama
Albana Koçiu dhe Ervin Demo janë vendosur bashkryetarë të PS në Tiranë duke lënë të hapur mundësinë që të jenë kandidatë për bashkinë e Tiranës. Këtë opsion nuk e përjashton as zv.kryetari i grupit, Erion Malaj.
-
VIDEO
Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Bashkia e Tiranës do të jetë lehtazi në duart e socialistëve nëse opozita vijon të jetë e ndarë dhe pa kandidat të përbashkët, thotë juristi Kreshnik Spahiu. Ai shprehet për “Repolitix” në Report Tv se PS ka si avantazh sondazhet e shpeshta që bën për të parë mbështetjen për figurat e partisë.
-
VIDEO
Spahiu: Elisa Spiropali s’do të krijojë parti të re dhe nuk do të votojë kundër PS në Kuvend kur të kenë nevojë
Në një analizë për “Repolitix” në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të krijojë një fraksion apo parti të re. Sipas tij, vota e saj në Kuvend ‘nuk do ta tradhtojë’ familjen socialiste.
-
VIDEO
Asambleja e PS, gazetari zbulon diskutimet jashtë kamerave për protestat: Rama u tha ‘jeni kënaqur me sulmet ndaj Ballës’
Diskutimet pa praninë e kamerave në Asamblenë e Partisë Socialiste të shtunën kanë qenë me tone të tensionuara. Gazetari Kujtim Topuzi shprehet për “Repolitix” në Report Tv se kryesocialisti Edi Rama e ka vënë theksin te mungesa e unifikimit dhe reagimeve lidhur për protestën.