-
VIDEO
Territorialja 'ndez' gjakrat, Rama përplaset me 4 kryebashkiakë! Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Kryeministri: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë nga mbledhja Memajn e Dimalit
Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Policani, Dimali, Selenica dhe DivjaKa.
-
VIDEO
Lufta me flakët vazhdon në Lurë, Lamallari kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Ata që shkatërrojnë pasurinë kombëtare të përgjigjen sipas ligjit
“Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, të procedohen penalisht dhe të vihen para drejtësisë.” Me këtë apel, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi për situatën e zjarreve në vend, duke kërkuar ndëshkimin sipas ligjit të kujtdo që shkatërron pasurinë kombëtare.
-
VIDEO
'Territorialja', përfundon takimi i Ramës me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës (VIDEO)
Takimi zgjati 4 orë e 30 minuta. Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. PD nga ana tjetër propozon 100 bashki.
-
VIDEO
IPARD III, PD akuza: Qeveria gënjeu, fondet mbeten të bllokuara pas afatit 6-mujor
Sekretarja për integrimin në PD, Fjoralba Dizdari, tha se një nga detyrat e opozitës nëse vjen në pushtet, do të jetë hetimi i përgjegjësve të abuzimit me fondet europiane.
-
VIDEO
PL: Qeveria dështoi me reformën e ujit, të mos rriten tarifat
Duke iu referuar administrimit të ujësjellësave, PL kërkon të ndalet çdo rritje e tarifave të ujit, derisa të përmirësohet shërbimi.
-
VIDEO
PD kërkon më shumë masa për uljen e kostos së jetesës, Kedhi: Emergjencë reale për familjet shqiptare
Ai tha në një deklaratë për shtyp se për PD ulja e kostos së jetesës është një përparësi absolute, ndërsa solli në kujtesë propozimet e demokratëve për minimumin jetik, taksën e sheshtë 10%, uljen e TVSH-së dhe lehtësimin e barrës fiskale.
-
VIDEO
PL: Qeveria dështoi me reformën e ujit, të mos rriten tarifat
Partia e Lirisë akuzon qeverinë se ka dështuar të menaxhojë fondet publike.
Duke iu referuar administrimit të ujësjellësave, PL kërkon të ndalet çdo rritje e tarifave të ujit, derisa të përmirësohet shërbimi.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron vjeshtë ‘të nxehtë’ politike: Do të përdorim çdo mjet për largimin e Ramës! ‘Territorialja’, kreu i PD: Të hapur për diskutime
Kryebashkiakët e PD nuk ishin në takimin e kryeministrit Rama në Kuç për të marrë propozimet e të majtëve për draftin e reformës territoriale. Sali Berisha thotë nga ana tjetër se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat, që harta e re të ketë më shumë bashki, dhe qytetarëve të mos i largohen shërbimet.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron vjeshtë ‘të nxehtë’ politike: Do të përdorim çdo mjet për largimin e Ramës!
Kreu i PD tha se në qytete ka protesta të opozitës që janë të organizuara, por jo masive. Sipas Berishës, s’ka më shpresa për rivalin e tij që e quan “kufomë politike.”
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 12-ën ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me bashkinë e Lushnjës: Të bëjmë rezistencë!
Më të paktë në numër, qytetarët e Divjakës dolën edhe sot në protestë për të kundërshtuar propozimin për hartën e re territoriale, i cili parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjën.
-
VIDEO
‘Serbia e humbi Kosovën, hartat janë më pak të gatshme për kompromis’, Rama i përgjigjet Vuçiçit për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike
Një shkëmbim që devijoi nga çështja e Lumit Ibër te ankthi historik serb për Shqipërinë e Madhe i quajti kryeministri Edi Rama deklaratat e Serbisë zyrtare se Tirana nuk duhet të përfshihet në çështjen e Ibrit. Rama i kërkon Serbisë që të mos e trajtojë lumin si çështje vetëm të territorit të saj, pasi pasojat e mundshme për një vend tjetër nuk ndalen te kufiri serb.
-
VIDEO
‘Shqipëria renditet e para në botë në 'National Cyber Security Index’, Rama: Sulmi kibernetik i Teheranit, pika e kthesës epokale
Shqipëria renditet e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike NCSI. Kryeministri Edi Rama thotë se ky kapërcim epokal nuk është një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe që nisi pas sulmit të regjimit të Teheranit që synoi të gjunjëzonte shtetin, por në fakt u bë pikënisja e një transformimi të madh digjital.