-
VIDEO
‘Territorialja’/ Banorët e Rrogozhinës në protestë, kundërshtojnë shkrirjen me bashkinë Kavajë: Nëse ka probleme në mbledhjen e të ardhurave, përmirësoni administrimin!
Qytetarët e Rrogozhinës kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë, për të kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Kavajës.
-
VIDEO
Këshilli Bashkiak i Selenicës i thotë 'jo' bashkimit me Vlorën, këshilltarët e PS dhe PD në bllok kundër propozimit për 'Territorialen'
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Selenicës, të gjithë këshilltarët, si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, dolën me një qëndrim të përbashkët kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.
Gjatë mbledhjes, këshilltarët deklaruan se Bashkia e Selenicës nuk duhet të mbyllet dhe se do ta kundërshtojnë deri në fund këtë projekt, duke e cilësuar si një vendim që dëmton përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës.
Në mbështetje të këtij qëndrimi u shpreh edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili argumentoi se Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete dhe se do të vijojë të mbrojë këtë qëndrim me argumente institucionale.
Në mbledhje morën pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë, të cilët gjithashtu u shprehën në një zë kundër bashkimit me Vlorën. Ata deklaruan se do të mbështesin çdo nismë për të kundërshtuar projektin dhe kërkuan që Bashkia e Selenicës të mos shkrihet.
-
VIDEO
Reforma territoriale, PD kundër procesit, Kedhi: Rama është në panik, edhe socialistët po i thonë ‘jo’
Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se konsultimet me bashkitë dhe qytetarët janë formale, pasi sipas tij vendimi për shkrirjen e bashkive është marrë më herët,
-
VIDEO
Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive, këshillat bashkiakë kundër draftit të PS
Këshillat Bashkiakë në Selenicë dhe Divjakë janë shprehur këtë të premte kundër ndarjes së re territoriale të propozuar nga PS, sipas të cilës të dyja këto bashki do të duhet të shkrihen, njëra me Vlorën dhe tjetra me Lushnjën. Edhe kryebashkiakët socialistë të tyre kanë mbajtur po ashtu të njëjtin qëndrim.
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 14-ën mbrëmje në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Na vështirësohet marrja e shërbimeve!
Protestuesit kanë pretenduar se do të vijojnë rezistencën deri në arritjen e qëllimit të tubimit, 'ruajtjen e Bashkisë Divjakë'.
-
VIDEO
‘Territorialja’, Boçi tregon ç’u tha Rama kryebashkiakëve socialistë: Kush del kundër ndarjes, e ka personale me mua
Sipas Boçit, ky qëndrim tregon se vendimi është marrë kohë më parë, kurse konsultimi ishte “teatër.” Ai thotë se mbledhja nuk ishte për diskutime me kryebashkiakët, por për t’i njoftuar dhe bindur ata.
-
VIDEO
Deklarata e Zelenskyt për mosnjohjen e Kosovës, Rama: Ukraina e ka gabim, por ka të drejtë të mbetet e lirë! Shqipëria është Europa e Ballkanit
Shqipëria nuk mund të ndryshojë qëndrim ndaj Ukrainës, pavarësisht deklaratave të presidentit Volodimir Zelensky se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht zhgënjimit, mbështetja e lirisë së Ukrainës nuk është një marrëdhënie shkëmbimi.
-
VIDEO
Sezoni turistik, Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë
Në fokus është siguria e qytetarëve dhe turistëve, ndërsa autoritetet kanë theksuar nevojën për zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe bashkëpunim mes institucioneve.
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 14-ën ditë në protestë, kundër bashkimit me Lushnjën
-
VIDEO
Territorialja 'ndez' gjakrat, Rama përplaset me 4 kryebashkiakë! Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Kryeministri: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë nga mbledhja Memajn e Dimalit
Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Policani, Dimali, Selenica dhe DivjaKa.
-
VIDEO
Lufta me flakët vazhdon në Lurë, Lamallari kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Ata që shkatërrojnë pasurinë kombëtare të përgjigjen sipas ligjit
“Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, të procedohen penalisht dhe të vihen para drejtësisë.” Me këtë apel, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi për situatën e zjarreve në vend, duke kërkuar ndëshkimin sipas ligjit të kujtdo që shkatërron pasurinë kombëtare.
-
VIDEO
'Territorialja', përfundon takimi i Ramës me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës (VIDEO)
Takimi zgjati 4 orë e 30 minuta. Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. PD nga ana tjetër propozon 100 bashki.